November 23, 2024

Në Tiranë, deri më 1 janar, mjetet e rënda s’do lëvizin

Për shkak të trafikut të rënduar që është krijuar në këto ditë festash në kryeqytet, kryetari i Bashkisë Tiranë ka ndaluar me një urdhër të posaçëm qarkullimin e automjeteve të rënda brenda unazës së mesme dhe në disa rrugë kryesore në Tiranë.

 

Behet fjalë për rrugët hyrëse në kryeqytet, ato që çojnë drejt tregjeve ku njerëzit bëjnë furnizimet e fundvitit si dhe rrugë të zonave të njohura për argëtim.

Mjetet e tonazhit të rëndë e kanë të ndaluar të qarkullojnë nga ora 07:00 deri në orën 22:00 duke filluar nga kjo e shtunë deri në datën 1 janar të vitit 2018.

Gjithashtu kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka pezulluar edhe lejet që jepeshin nga vetë bashkia për qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave apo të kërkuar nga kantiere të ndryshme ndërtimi qofshin këto private apo shtetërore.

Organizimi i aktiviteteve të ndryshme festive gjatë këtyre ditëve ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe po kështu edhe të automjeteve që vijnë nga qytete të tjera për t’u argëtuar në Tiranë. Sipas bashkisë kjo ka rënduar së tepërmi qarkullimin.

Facebook Comments

MineralHygienics.com