Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën” gjatë së cilit u takua me omologun austriak Sebastian Kurz.
Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Kurz për qasjen europiane drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Më duhet të falënderoj Kancelarin që na priti këtu dhe duhet të them që për vendet e Ballkanit Perëndimor, vizita në Austri duke gjithmonë si të jesh në shtëpi. Kjo është një ditë e bukur për të gjithë ne.
E para që jemi shumë të përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikqyresë të Komisionerit Hahn
Dhe e dyta, që jemi duke u përballur me sfida e bashkëpunimit dhe kuptojmë se është një proces që asgjë nuk është e lehtë, por jam i sigurtë se ne do t’i kalojmë problemet, dhe do u japim njerëzve atë që meritojnë.
I jam mirënjohës kryeministrit Kurz për qasjen europiane dhe këtë luftë të dëshpëruar për të liberalizuar vizat e Kosovës” tha Rama./a.c