Adelina ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë nude me xixa dhe këndoi vetëm pak sekonda këngën me të cilën u prezantua në festivalin e 35 të këngës më 1996, me titull “Zemrën nuk ta fal”.
E pyetur nga Adi Krasta lidhur me lajmet se ajo ka hequr dorë nga muzika, Adelina tha se deklarata e saj është keqkuptuar pasi nuk do të këndojë më nëpër klube, por festivalet si ky i sjellin gjithmonë emocion dhe do vazhdojë të këndojë për skena të mëdha.