Bashkia e Tiranës është mbuluar nga tymi blu i kapsollave që po hedhin drejt godinës, protestuesit e Unazës së Re, siç duket edhe në fotot më poshtë.
Shpërthime të fuqishme dëgjohen, krahas thirrjeve të forta me megafon. Banorët po shtyjnë policinë e cila është bërë bllok para tyre, për të mos i lejuar të thyejnë portën e bashkisë.
“Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë”, është thirrja më e fundit e tyre.
“Hajde Lali Eri”!
“Duam shtëpitë tona”, “Duam shtëpitë tona”.