Ky është momenti tronditës kur një burrë i dehur shtrihet në rrugë e më pas shtypet nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, derisa ai po flinte në mes të një rruge në Kinë.
Burri po shkonte në shtëpi kur u rrëzua dhe e zuri gjumi në mes të rrugës në Sanming në provincën Fujian.
Por, është interesant se edhe pse përfundoi nën rrota, ai shpëtoi me vetëm disa gërvishtje të lehta.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri kapërcen rrethojat mbrojtëse dhe përfundon në rrugë, ndërsa vetura që kalonte me shpejtësi të madhe e godet pasi atë e kishte zënë gjumi në mes të rrugës.
Mediat lokale raportojnë se ai kishte fjetur për rreth tre minuta para se të goditej nga vetura.