November 23, 2024

Autostrada Tirane-Durres me nje pamje te re

Autostrada Tiranë-Durrës sot ka pasur nje pamje te trishte , ajo nuk eshte  e rrethuar me palma që në pjesën me të madhe janë të thara.
Ato kanë filluar të priten që ditën e djeshme, siç tregohet dhe nga fotot e realizuara sot në mëngjes.

 Bashkia Tiranë njoftoi projektin për t’i zëvendësuar palmat me pisha, teksa kaloi vendimin ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017. osto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n. Ndërsa një ditë më parë Bashkia miratoi edhe projek buxhetin e vitit 2018.

Palmat në autostradë u mbollën rreth tre vjet më parë, si pjesë e një plani që përfshiu dhe rregullimin e sinjalistikës në zonën Mbikalimi i Kamzes dhe i Kasharit deri në aeroportin e Rinasit. Kosto e mbjelljes së tyre u raportuar në atë kohë në rreth 600 mijë euro. Dimrin e kaluar palmat nuk i rezistuan të ftohtit dhe u thanë në pjesën më të madhe të tyre.

Plani për zgjerimin e autostradës

Zëvendësimi i palmave me pisha vjen në një kohë që në sirtarët e ish ministrisë së transporteve, që tashmë është pjesë e ministrisë së Energjisë dhe Transporteve gjendet projekti për zgjerimi e autostradës Tiranë Durrës, duke e bërë me tre korsi. Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi në shtator të një viti më parë projekt-idenë për zgjerimin e Autostradës Tiranës-Durrës nga Vora në Durrës, të përgatitur nga SPEA Engineering. Projekti është i ndarë në tre lote dhe i pari mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër. Loti i dytë, Vorë–Sukth me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë, Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukturë të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të Superstradës, thuhej në materialin e Autoritetit.

Ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Sipas raportit, rritja e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq, sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka pasur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime, ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Facebook Comments

MineralHygienics.com