Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lushnjës dy ditë më parë, por që është bërë me dije ditën e sotme.
Një 13-vjeçare me inicialet K.K ka konsumuar ilaçe me qëllim dhënien fund të jetës.
Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja shëndetësore e të miturës nuk është bërë me dije, po ashtu as motivet që e kanë shtyrë të kryejë një akt të tillë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasen e mitur K. K., vjeçe 13, pasi më datë 07. 11. 2018 në banesë, ka konsumuar ilaçe, ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.