Shanset janë se keni dëgjuar pak a shumë për dietën ketogjenike! Keni dëgjuar se e djegë yndyrën më shpejt, ju mbush me më shumë energji, i lufton sëmundjet, etj.
Edhe yjet e njohura i nënshtrohen dietës ketogjenike, duke përfshirë yllin Vinny Guadagnino, që ndan me tjerët receta dhe këshilla që i kanë ndihmuar t’i largojë 30 kilogramë.
Ketogjeneza ka ekzistuar prej ditës së parë kur kanë ekzistuar njerëzit. Nëse hani sasi të vogla të karbohidrateve, truri mbetet pa glukozë – që i shërben si burim primar i energjisë.
Por, trupit prapëseprapë i nevojitet karburant për të funksionuar, kështu që i merr rezervat e ketoneve të cilat mëlçia i krijon nga yndyra kur insulina në gjak është e ulët. Ky proces njihet si ketoza: është njësoj sikurse kur një veturë hibride mbetet pa gaz dhe si karburant e përdor elektricitetin.
Dieta ketogjenike kërkon që 60-80% e totalit të kalorive që i konsumoni të jetë yndyrë. Proteina duhet të jetë 20% e totalit të kalorive që i konsumoni, ndërkaq 10% duhet të vijë nga karbohidratet.
Mëngjesi: 4 vezë, gjysmë avokado, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri Dreka: 115 gramë salmon me 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë tufe asparagusi me 1-2 lugë gjelle gjalpë Darka: Copa mishi të brinjve, dy tasa spinaq me vaj kokosi, dhe 55 gramë arra makadame.