November 21, 2024

Vaj ulliri dhe avokado, kombinimi që bën çudi në trupin tuaj

Vaji i ullirit dhe avokado, cilësohen si një prej kombinimeve që zgjasin jetën.

Është kjo ajo që thotë një studim amerikan i Harvard University, sipas të cilit, përdorimi i këtyre dy lloj produkteve redukton me 24-26%, rrezikun e vdekjes.

Gjatë studimit efektet e vajit të ullirit dhe yndyrnave të tjera joshtazore, si avokado, u analizuan tek 93 mijë persona, mes viteve 1990 dhe 2012.

Që të gjithë të pranishmit, u mbajtën nën vëzhgim çdo katër vite, bashkë me dietën e tyre, pasi u ndanë në dy grupe, ata që konsumonin mish të kuq, vezë, peshk, qumësht dhe ata që konsumonin vaj ulliri, avokado, fruta të thata me zhguall, vaj susami dhe gjalpë kikiriku.

Studiuesit konstatuan se personat që konsumonin yndyrna joshtazore, ishin më të mbrojtur nga vdekja në masën 24-26% dhe se trupi i tyre ishte shumë herë më i pastër, në raport me personat që konsumonin ushqime të tjera.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com