Edi Rama ka zgjedhur Instagramin që të bëjë publik vendimin e qeverisë për të emëruar Sandër Lleshin si zv/ministër të parë në Ministrinë e Brendshme.
‘Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm’, shkruan Rama në Instagram.
Ai ka bërë publike edhe një foto bashkë me Sandër Lleshin.