Një interist që kur ka ardhur në jetë, por udhëton pesëqind kilometra me biçikletë për të shkuar në stadiumin e Juventusit. Ka diçka që nuk shkon këtu apo jo? Jo. Gjithçka është në rregull, sepse bëhet fjalë për një tifoz i cili vendos një bast me veten për idhullin e tij, që është portugez, mban fanellën e “Zonjës së Vjetës” dhe quhet Cristiano Ronaldo.
Samuel ndalet të flasë për këtë rrugëtim të “çmendur” dhe për dashurinë e yllit të Juventus, e cila daton rreth pesëmbëdhjetë vite më parë.
“Isha duke ndjekur kampionatin Europian në vitin 2004 në lokalin e babit tim. Që aty mori jetë dashuria ime për të. Kam filluar ta ndjek kudo që Ronaldo luan dhe nuk do të ndalem kurrë”, tregoi Samuel.
Kudo që ai luan…nuk ka aspak rëndësi se tashmë është në ekipin e tij kundërshtar…
“Kur u zyrtarizua transferimi i tij tek Juventus nga Real Madrid, gjëja e parë që bëra ishte anulimi i pushimeve me të dashurën time, Alessandra. Pastaj mendova që të bëja një tur, si një bast me veten për të treguar se pasioni im për këtë fenomen është me të vërtetë autentik. Një mik më ofroi një biçikletë profesionale, me të cilën bëra katër faza 80/90 km në ditë “, tha ai.
Fatkeqësisht Samuel nuk mundi të takonte idhullin e tij, por rrëfen se është i gatshëm që ta bëjë të njëjtën distancë në këmbë nëse do i jepej mundësia. Cristiano Ronaldo ka tifozë anë e mbanë botës, por Samueli është i veçantë. Juventus është rival i drejtpërdrejtë i ekipit që gëzon që fëmijë, por kjo nuk ia ka shuar dashurinë për CR7.