Të dielën e fundit të muajit qershor 2019 shqiptarët do të dalin e të votojnë për kryebashkiakët e rinj.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 30 qershor 2019 si ditë zgjedhjesh.
Caktimi i kësaj date ka ardhur pas konsultimeve të presidentit Ilir Meta me krerët e grupeve parlamentare.
Data e zgjedhjeve dekretohet zakonisht 6 muaj para përfundimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë.
Dekreti i plotë i presidentit Ilir Meta:
DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE Në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘gj’ dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Dekretoj Neni 1 Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10928 Tiranë, më 05.11.2018
DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja ‘gj’ dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar,
Dekretoj
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018