November 23, 2024

Merkel i përgjigjet Isa Mustafës: Debati për kufijtë, dëshpërues

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dhënë përgjigje një letre të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën ai ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave.

Në letrën e Merkel thuhet se thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave.

Më poshtë njoftimi i LDK-së:

Me këtë letër Kancelarja Merkel e falënderon Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për shkresën e dt. 28 shtator 2018, me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Kancelarja Merkel thekson se ‘edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve.

‘Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë po e ndjek me dëshpërim të madh’, shkruan Merkel.

Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan:

‘Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar’.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte njoftuar, në fund të muajit shtator të këtij viti, Kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të të gjitha vendeve të BE-së lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një reflektim në këtë letër Kryetari Mustafa e pranoi para disa ditësh edhe nga Ministri për Punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë, Peter Szijarto.

Facebook Comments

MineralHygienics.com