Kërcënohet një i ri me një plumb në zarf.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Burime nga policia thanë se ka qenë vetë i riu me inicialet L. Sh., ai i cili ka bërë denoncimin.
Sipas të dhënave të bëra të policisë, i riu me iniciale L. SH., 26 vjeç ka deklaruar se poshtë banesës ka gjetur një zarf, brenda të cilit kishte një letër kërcënuese dhe një plumb.
‘Po dilja për në punë në mëngjes, kur poshtë shtëpisë gjeta zarfin’, ka thënë 26-vjeçari.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje pa leje të municionit luftarak’.
Ende nuk dihet nëse i riu ka dhënë ndonjë pistë hetimi për policinë, apo ndonjë konflikt të mundshëm më herët.