Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të revistës më të madhe Suedeze për udhëtime, Vagabond, që e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018, ju uroj një ditë të mbarë.
Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%; Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese. Gjatë 11 mujorit 2017, numri i vizitorëve të huaj për qëllime pushimi u rrit me +23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti mëparë, ndërsa i atyre për qëllime biznesi u rrit me +20%
Artikulli bashkëngjitur e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve për të mos u humbur në 2018 duke theksuar: “Këtë vit, bordi redaktues ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Fituesi në kategorinë më të mirë është Shqipëria, pasi ajo ka gjithçka, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare”.