Besnik Berisha, ish këshilltari i ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar rritjen e pagave nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rritja për kryeministrin dhe ministritë, nënkupton që duhet të rriten pagat edhe për të gjithë gjyqtarët e Kosovës.
Ai po ashtu thotë se nëse nuk rriten pagat edhe për gjyqësorin, ai duhet ta bllokojë punën derisa të trajtohen të barabartë me parinë e vendit.
Postimi i plotë:
A thua a e ka mendu Qeveria se rritja e pages se Kryeministrit dhe Ministrave nenkupton dhe duhet te reflektoje patjeter dhe ne rritje te pagave per te gjithe gjyqtaret e Republikes se Kosoves.
Vec ishalla tash nuk thone qe per gjyqtare s’kane buxhet ???? . Nese ndodhe kjo, e qe gjasat jane te medha te ndodhe, gjyqsori duhet ta bllokoj punen deri ne trajtimin e tyre njejte sic po e trajtojne veten paria e ketij vendi.