November 23, 2024

Adelina gozhdohet nga fansat për martesën me milionerin maqedonas Markov

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri këto ditë është bërë ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Pas lajmit të publikuar nga mediet në Maqedoni se ajo është martuar me avokatin më të pasur maqedonas, Seryzha Markov, i cili fitoi miliona e miliona euro duke përfaqësuar ndërmarrjet publike gjatë regjimit të Gruevksit, Adelina ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj.

Në llogarinë e saj në Facebook, Adelina është kritikuar e fyer pse është martuar me një maqedonas.

“a sun gjete donje te shortum por u fejove me maqedon pa shortu apo ne pytje ken milionat e tij qka i ka ne bank”, “Kur nuk kisha besu, si nji femer si Adelina e shit veten per pasuni e nji qetnikut si ështe bile 24 vjet maj vjeter. Shum respekt kam pas per Adelinen, si ështe kengetare super, amo tash u hup respekti. A nuk te ka dal boll si femrat shqiptare jan dhunu me vite e vite prej qetnikav. Echt schade … !”, “Pse se more GRUEVSKIN ma mir isht kon”, ishin disa nga komentet e shumta që i kishin lënë asaj.

Ndryshe, pasi Adelina bëri të ditur lajmin se ajo i ka thënë “PO” propozimit nga i dashuri i saj misterioz, fillimisht u tha se ajo u martua me një biznesmen rus, Sergej Samsonenko, mirëpo ky lajm u demantua menjëherë nga këngëtarja duke thënë se as që bëhet fjalë për Samsonenkon.

Por, misteri për bashkëshortin e saj misterioz ende po vazhdon. Adelina deri më tani ende nuk është deklaruar nëse Seryzha Markov është apo nuk është personi që i rrëmbeu zemrën

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/roze/adelina-tahi-gozhdohet-nga-fansat-per-martesen-me-milionerin-maqedonas-markov-476931/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Facebook Comments

MineralHygienics.com