November 22, 2024

Si e lejuan austriakët Zogun ta prekte dhe ta puthte, Përkrenaren e Skënderbeut

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Le Temps” ka botuar, të premten e 31 gushtit 1928, në faqen n°2, rrëfimin e vizitës së Ahmet Zogut tek Përkrenarja e Skënderbeut në Muzeun e Arteve Historike në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Përkrenarja e Skënderbeut

Korrespondenti ynë i veçantë në Vjenë shkruan : “Një zyrtar i Muzeut të Arteve Historike në Vjenë raporton se Ahmet Zogu dhe dy persona të tjerë shqiptarë që ishin, disa vjet më parë, në kryeqytetin austriak, shkuan të shihnin përkrenaren e Skënderbeut që ruhet në koleksionin e mrekullueshëm të armëve të vjetra nga ky muze.

Ahmet Zogu kërkoi që t’i hapnin vitrinën dhe t’i lejonin të prekë përkrenaren e heroit kombëtar të vendit të tij. Ai e mori reliken në duart e tij dhe, duke u përkulur me respekt, e afroi pranë buzëve të tij me një gjest të madh nderimi.

Muzeu i Arteve Historike ka gjithashtu shpatën e Skënderbeut. Besohet se këto objekte vijnë nga një trashëgimi, sepse gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Habsburgët kryen dy martesa me anëtarët e familjes së Skënderbeut.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Facebook Comments

MineralHygienics.com