November 22, 2024

Rudina Magjistari i kthehet Tunës

Marrëdhëniet jo të mira mes Tunës, Patrisit nga njëra anë dhe Robertit e Norës nga ana tjetër.

Disa muaj më parë në një emision të Rudina Magjistarit, Roberti tha se nuk duan ta shohin Tunën dhe nuk do të jenë në asnjë ditëlindje të familjes së tyre vetëm për shkak të saj.

Mirëpo dje e ftuar në “Xing me Ermalin” Tuna Sejdi ka treguar se akoma mban inat për këtë çështje edhe me prezantuesen Rudina Magjistari.

E pyetur nëse ajo do të shkojë në emisionin e Rudinës, Tuna tha se nuk e ka ndërmend.

Ajo u shpreh:

Asnjëherë në jetën time.E kam lënë hold on ndër minimumi 10 vite të karrierës sime dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa jam gjallë. Sepse jam e bindur që do t’i vinte shumë e mirë që të isha unë mysafire në emisionin e saj dhe ti jepja ekskluzivitetet e jetës time se sa ca….të parëndësishëm.”
Por ditën e sotme kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Rudina e cila thotë se nuk di të ketë pasur ndonjë problem me Tunën dhe ajo thjesht ka bërë punën e saj. Madje Rudina me sa duket është revoltuar me të drejtë edhe me Ermalin që jua bën gjithmonë pyetjen e saj të ftuarve.

Rudina shkruan:

Hej Tune darling po hakmerresh se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që se detyron njeri të thotë atë që do?!Se s’di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato që  të kanë afër, sa për programin kam, s’kam simpati personale ne i ftojmë të gjithë.Këtë punë bëjnë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton se ç’vend zë ti në këtë gjithë histori, ku prej vitesh shoëbizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf ti shohësh me talent, kulturë dhe klas.Hajt me shnet!P.s Ermal e do dhe ti një?’

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com