Ina Zhupa ka publikuar të dhëna dhe dokumente që vërtetojnë abuzimet me fondet publike në tenderin e radhës nga Bashkia e Tiranës.
Ndërsa publikon dokumentet dhe të dhëna konkrete, Zhupa sqaron se ky tender i është dhënë vetëm një operatori pjesëmarrës në garë me një fond limit prej 33 milion lekësh.
Statusi i plotë:
Tenderët si vjedhje e zakonshme e Bashkisë së Veliajt!
Abuzimi me paratë publike është faktuar here pas here për bashkinë që drejton Erioni Betoni. Tenderi i radhës është për blerjen e 10 cope Hoverboard (dy rrotakeve) elektrik në funksion të policisë bashkiake. Një tender që ti shërbej propagandës që ta bej policinë bashkiake të duket më trendy nëpër rrugët e qendrës së qytetit, të vetmet ku mund të lëvizi me këto dy rrotak. Megjithëse kjo polici bashkiake e Veliajt njihet nga i madh e i vogel, si policia e terrorit të shitësve ambulant, të fëmijëve, të moshuarve të pambrojtur, polici e dhunës dhe e sjelleve harbute.
Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.
Kush e perfiton diferencen e cmimit? Drejtoret me kompaninë? A ka pjesë Veliaj apo merret vetëm me lejet e ndërtimit? Këto janë pyetje qe vetem Bashkia e Veliajt mund te pergjigjet ne lidhje me kete abuzim me parate e taksapaguesve te Tiranes.
Mare nga sot.com.al