November 23, 2024

Çmimi i energjisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në datën 8 dhjetor të këtij viti një vendim ku shprehet qartë se miratimi i programeve ekonomike dhe çmimeve për kompanitë e tregut energjetik, duhet të marrin parasysh impaktin që do të ketë në çmimin final të konsumatorëve.

Por ky vendim i fundit sipas televizionit Klan, thotë se çmimi i saj duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme, në këtë rast pronari: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi thotë qartë që Asambleja duhet të ketë parasysh se si çmimi që do të miratohet do të ndikojë tarifat e klientëve të OSHEE.

Vendimi detyron po ashtu kompaninë e shpërndarjes, që të furnizojë pandërprerje edhe institucionet e rëndësisë së veçantë, përfshirë ujësjellësat, të cilën kanë dhe borxhet më të mëdha pranë OSHEE-së.

Pas këtij vendimi pritet që ministria të miratojë çmimin që KESH do t’i shesë energji OSHEE-së, ku burime për televizionin Klan thonë se ai do të mbetet në të njëjtat nivele rreth 1.5 për kilovat orë nga 1.4 që është sot.

Facebook Comments

MineralHygienics.com