November 24, 2024

Fëmija 6-vjeçar merr zhgënjimin e parë

Kjo është fytyra e zhgënjimit të një 6-vjeçari, i cili kishte ftuar 32 nga shokët e tij të shkollës për ditëlindje, por asnjë nuk i erdhi.

Festa me pica e Teddy-t u mbajt në një restorant “Piter Piper” në Tucson të dielën pasdite.

Sil Mazzini, nëna e Teddy, tha se u dërguan 32 ftesa për ftuar shokët e klasës së kopshtit dhe prindërit e tyre që t’i bashkohen atij për festime në restorant.

Ajo shtoi se disa njoftuan që e kishin të pamundur që të vinin, por nga të gjithë të tjerët – askush nuk erdhi.

Por, për fatin e mirë të vogëlushit, një gazetar mori vesh për ngjarjen dhe e bëri publike. Tashmë jo 32, por akoma më shumë njerëz kanë shprehur dëshirën që të marrin pjesë në festën e tij me pica.

Shumë shikues kanë shprehur interes në dërgimin e kartave dhe dëshirave të mira për Teddy dhe prindërit e tij tashmë kanë publikuar edhe adresën në mënyrë që vogëlushi të mos ndihet më keq për veten.

Facebook Comments

MineralHygienics.com