Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Lu ka mbërritur pak më parë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, teksa mësohet se ka qenë vetë ai që ka kërkuar takim me Lulzim Bashën.
Basha është treguar i gatshëm ta presë dhe prej pak minutash ata po bisedojnë në selinë blu.
Mësohet se temë e diskutimeve janë situatat e tensionuara politike të krijuara së fundmi dhe deklaratat e demokratëve për valë protestash që do të vijojnë në janar të 2018.