Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se protesta e së hënës dhe protestat në vazhdim të paralajmëruara nga opozita janë reagim kundër puçit kushtetues të Edi Ramës.
“Kushtetuta është e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë e kanë për detyrë ta mbrojnë. Parlamenti nuk është ai që patë dje me një shumicë të marrë peng nga krimi dhe bandat e drogës! Parlamenti është Kushtetuta, janë ligjet dhe jo kartonët e shumicës”, u shpreh Basha.
Në një konferencë për shtyp, Basha deklaroi se vendimi i shumicës për të zgjedhur kryeprokurorin e ri do të ketë pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.
“Kushtetuta ndalon kryeprokuror apo prokuror i thjeshtë të zgjidhet pa kaluar vettingun”, vijoi ai.
Basha: Dje u konsumua nje puc kushtetues. Vendi ne spirale informaliteti. Qellimi kapja e nje kryeprokurori politik qe mbyll dosjet e krimit te Rames. Basha: Ka vetem nje dhunim dhe shkaterrim, ai eshte shkaterrimi dhe dhunimi i Kushtetutes. Basha: Shqiperia mund te kete dy standarde. Standard duhet te jete vetem ai perendimor, ai amerikan. Basha: Emerimi i Kryeprokurorit eshte antikushtetues, politik, pa veting. 69 vota eshte rasti i vetem ne 27 vjet qe kryeprokuroori zgjidhet me me pak se gjysma e votave. Basha: Kryeprokurori eshte Edi Rama. Qellimi eshte te mbylle dosjet qe i rrezikojne pushtetin. Basha: Askush te mos mendoje se shpetimi ne krizen ku ndodhet vendi mund te vije ne rruge juridike. Gjykata Kushtetuese eshte nen presion. Perballja me kete narkomaxhorance eshte perballja politike. Basha: Djegia e mandateve? Opsionet jane te hapura. Vendimi do te merret ne interesin me te mire te shqiptareve. Basha: A e legjitimoni duke mos e ankimuar? Shqiperia eshte ne krize te thelle politike, ne krize besimi. Shqiptaret vazhdojne te ikin, sepse ka rene shteti. Prandaj detyra jone eshte te ftojme qytetaret te bashkohemi pavaresisht bindjeve politike.
Basha: Nuk dua t’u jap iluzion qytetareve se kjo krize politike mund te zgjidhet ne rruge kushtetuese. Askush te mos kete asnje iluzion, kryeprokurori eshte Edi Rama. Basha: Edi Rama nuk do t’ia dale te shpetoje. Kryeprokurorja eshte vetem nje mburoje e perkohshme.
Basha: Pyetje per KLP. Askush nuk e di kur ngrihet KLP. Rama e beri qellimisht sabotimin e KLP-se qe te mos kete kryeprokuror me vetting dhe te mos votohet me 3/5. Saboton edhe SPAK dhe BKH.
Pyetje: Nuk njihni institucionet? Basha: Rama dje vendosi kryeprokurorin pa vetting. Mund te vendose qe zgjedhjet te behet nje here ne 8 vjet. Prandaj problemi nuk eshte ligjor, eshte politik. Puci kushtetues nuk ndalet me peticione, ndalet me perballje.
Basha: Pjesa e terrorit te narkoshtetit eshte veper e nje ministri te brendshem vellai i te cilit eshte pjese e narkoshtetit. Ne do te ndjekim hapat ligjore. Avokate te PD jane prane cdo te ndaluari. Evidentojme cdo punonjes te shtetit qe po dhunon Protestuesit dhe per cdo dhunim do te japin llogari shume shpejt.