Lulzim Basha ka shkuar sot në Vaun e Dejës për t’u takuar me fermerët e fshatit Kosmaç lidhur me problemet e tyre, mungesën e subvencionit nga shtetit, mungesën e tregjeve, dëmtimin e prodhimeve.
“Për ne do të ishte mirë sikur të kishte një magazinë, një pikë grumbullimi”, u shpreh njeri prej fermerëve, që tha se gjithkush i jepte zgjidhte më vete shitjes së prodhimit, me mjetet e tij, me mundësitë e tij.