Disa muaj më parë u përhap lajmi se e dashura e Mozzik, Loredana Zefi është në pritje të ëmbël së fëmijës së parë.
Gjithçka u konfirmua kur ajo u pa në një market në Zvicër teksa ecte krah Mozzik me barkun e fryrë.
Edhe pak muaj mbeten nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të çiftit dhe prej tyre nuk kanë munguar dedikimet në Instastory.
Së fundmi Lordana ka publikuar në Instastoryn e saj një foto tepër emocionuese.
Ajo ka publikuar një luaneshë të përlyer me gjak, teksa fsheh poshtë gushës të voglin e saj, si për të treguar se edhe Loredana do të luftojë e do të mbrojë njësoj fëmijën që pritet të vijë në jetë.