Mbrëmjen e djeshme, burime për “Panorama Plus” bënë të ditur se Oriela Nebijaj do të jetë moderatorja e spektaklit “Big Brother Vip”, që pritet të nisë në vitin e ardhshëm.
Por e pyetur nga Revista “WHO”moderatorja e “Wake Up” e ka mohuar këtë lajm. Ajo ka thënë se kjo do të ishte një sfidë shumë e mirë për të, por ende nuk ka marrë një propozim deri më tani.
“Nuk është aspak i vërtetë e deri më tani nuk kam patur asnjë bisedë në lidhje me ‘Big Brother Vip’ me drejtuesit e ‘Top Channel’. Do ishte një super sfidë dhe eksperiencë shumë e mirë, por nuk kam asnjë propozim deri tani”, – është shprehur Oriela.