Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Sipas Palokës arrestimet e dy ish-deputetëve janë bërë për të tërhequr vëmendjen nga superskandalet që kanë plasur kudo.
Ai tha se Rama po e bën këtë që të shpëtojë kokën e tij.
Ja çfarë shkruan Paloka në Facebook:
I përdori sa e si mundi…Po i përdor edhe tani për të tërhequr vëmendjen nga superskandalet e për të shpëtuar dhe një herë kokën e tij.