November 22, 2024

Ja si e ka perjetuar Lady Gaga abuzimin seksual!

Prestigjiozja “Elle” ka organizuar një event që kishte për temë sensibilizimin për gratë e mbijetuara nga abuzimet seksuale dhe shëndetin mendor të tyre, shkruan lajmi.net.

Në mesin e folësve ishte edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga, e cila rrëfeu me lot në sy përjetimin në moshën 19-vjeçare.

“Pasi u sulmova seksualisht në moshën 19-vjeçare jeta më ndryshoi përgjithmonë, nuk i tregova askujt. Ndihem e turpëruar për atë që më ka ndodhur, ka akoma ditë kur unë rri dhe mendoj që ishte faji im. Pasi ia tregova njerëzve të fuqishëm me qëllim që të më ndihmonin, askush nuk e bëri”, tha ajo.

Kujtojmë që Lady Gaga ditë më parë  kishte kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me Christian Carrinon.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com