Ka nisur edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”. Edhe këtë vit mbledh në një vend disa nga emrat më të njohur të estradës.
Kësaj radhe, konkurrente ishte edhe Ronela Hajati, e cila përmes një postimi në Instagram njoftoi që pjesëmarrja e saj në festival është shtyrë për në muajin nëntor.
“Me falni shume qe me duhet t’ju them se pjesmarrja ime ne “Kenga Magjike” eshte shtyre per ne Nentor, per shkak te nje angazhimi ku s’mund te mungoj… Duroni dhe pak!”, ka shkruar Ronela.
Kujtojmë që “Do ta luj” titullohet projekti i fundit nga Ronela Hajati, që u prit shumë mirë në publik.