Në një kohë që të gjithë fansat dhe ndjekësit e këngëtares prisnin datën e dasmës, Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes me komedianin Pete Davidson. Çifti e zyrtarizuan lidhjen e tyre në maj të këtij viti, pak kohë pasi ishin ndarë nga partnerët e mëparshëm.
Të dy i kemi parë gjithmonë bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket ndarja nga jeta papritur e ish të dashurit të këngëtares, reperit Mac Miller, ndikoi shumë keq në gjendjen e Ariana-s.
“TMZ” shkruan se kjo vdekje mund të ketë ndikuar në lidhjen e tyre dhe për pasojë janë ndarë. Madje Davidson tatuazhin me veshë lepuri që kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, e ka zëvendësuar me një zemër.