Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës në lidhje me mbrojtjen që ky i fundit, duke sulmuar opozitën, median dhe punonjësit e policisë që dëshmuan të vërtetën, po i bën Fatmir Xhafajt e Ardi Veliut.
Sipas Bashës, Rama po vepron njësoj siç veproi me Tahirin, kur e mbronte me vrull të madh ndaj akuzave të bëra nga Dritan Zagani.
E të gjithë e dimë se si përfundoi Tahiri dhe si pritet të përfundojë Xhafaj e Veliu.
Ja reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!