November 24, 2024

Reagon TPZ.AL, lista e AKEP për portalet e paregjistruara shpifje

Ditën e sotme, AKEP ka publikuar në media një listë portalesh, të cilat sipas saj janë të paregjistruara. Në njoftimin e AKEP thuhet se portalet e listuara duhet të pajisen me NIPT. Mes tyre, renditej edhe TPZ.AL.

Fatkeqësisht, AKEP nuk ka bërë verifikimet e duhura, sepse kjo media online është e regjistruar konform të gjithë legjislacionit në fuqi.

Lista e publikuar ditën e sotme nga AKEP, është një shpifje, sa i përket TPZ.AL. Siç kemi komunikuar edhe me drejtuesit e këtij institucioni, ne presim amendimin e listës, në të kundërt do të padisim këtë institucion për shpifje që cënon rëndë imazhin tonë.

Redaksia TPZ.AL

Facebook Comments

MineralHygienics.com