Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin më të ri që pritet të zbatohet duke nisur nga 1 janarit i 2019-ës.
Bëhet fjalë për ligjin ‘Për lojërat e fatit’. Përmes një postimi në Instagram kreu i qeverisë bën të ditur se ligji është përcjellë për miratim në Parlament, ndërsa sipas tij në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat.
Ligji për lojerat e fatit parashikon heqjen e tyre nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metra ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë.