November 24, 2024

Mat, dy të plagosur, punonjës të bashkisë

Ngjarje e rendë në Mat. Pas një përplasje me armë zjarri dyshohet se ka 2 të plagosur.

Ata janë shoferët e Bashksië Mat, Kujtim Hoxha dhe Erzen Aliaj, për të cilin burimet shtojnë se është në një gjendje të rënduar shendetësore.

Ngjarja në fshatin Shëlli në Mat dhe ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në njesinë administrative Lis.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që shumë forca policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Edhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje.

Dyshohet se të plagosur kanë mbetur dy punonjës të bashkisë Mat. Ata dyshohet kanë shkuar për të hapur një rrugë dhe janë qëlluar ndërkohë që po drekonin në një lokal.

Ata dyshohet se janë qëlluar nga një banor i zonës per te cilin po punohet nga policia per kapjen e tij.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com