Përbërësit:
– 1 kg peshk (bakalaro), – 1 tufë perimesh për supë, – 1 qepë, – kripë, – piper, – spec të ëmbël, – 4 vezë, – 2 thelpinj hudhre, – vaj për fërgim.
Përgatitja:
1. Perimet për supë zieni në ujë të njelmët. Kur të zbuten, shtoni peshkun e pastruar dhe zieni derisa peshku të zbutet.
2. Kullojeni ujin, mishin ndajeni nga halat dhe bashkë me perimet pritni imët. Shtoni qepën dhe hudhrën të grira imët, piperin specin e kuq dhe vezët dhe qitni kripë.
3. Përzieni mirë dhe formoni qofteret, pastaj piqni në skarë ose fërgoni në vaj të nxehtë.