November 24, 2024

Paragjellë e mrekullueshme për vjeshtë: Çorbë nga kungulli

Mund të përdoret edhe si një pjatë e parë dreke, por pse jo edhe si një vakt darke për ata që janë në dietë.

Përbërësit:

– 750 g kungull të pastruar,
– 1 qepë e madhe,
– 1 lugë e vogël xhenxhefil,
– 1 spec i kuq,
– 2 lugë vaj,
– 7,5 dl lëng perimesh,
– ½ tufe majdanoz,
– 4 dl qumësht kokosi,
– lëng limoni,
– kripë,
– piper,
– susam.

Përgatitja:

Kungullin priteni në kube. Qepën dhe specin pastroni dhe grini.

Në tenxhere nxehni vajin dhe fërgoni perimet, përzieni xhenxhefilin, qitni lëngun e perimeve dhe gjysmë ore zieni të mbuluar me kapak në temperaturë të ulët.

Majdanozin shpëlajeni me ujë, priteni, pos disa fletë (për dekorim) dhe shtoni në çorbë.

Të gjitha grimconi me mikser.

Qitni qumështin e kokosit dhe zieni. Qitni lëngun e limonit, kripë, piper dhe sheqer.

Shërbejeni bashkë me kungull me copa të thekura buke dhe qitni susam të pjekur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com