Moderatorja Floriana Garo na befasoi të gjithëve me ndryshimet e shpejta që bëri në jetën e saj. La profesionin dhe u vendos në Gjenevë ku nisi një jetë të re me partnerin e saj Enisin. Jo vetëm kaq, por shumë shpejt erdhi edhe lajmi i bukur i pritjes së ëmbël.
Floriana është shtatzënë dhe po pret të bëhet së shpejti nënë e një vajze. Ajo është kujdesur që të ndaj me fansat çdo etapë të shtatzënisë së saj.
Ndërkohë, e pyetur për dasmën, ka thënë që atë do e organizojnë në një çast tjetër pas lindjes së vajzës.
“Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur”, ka thënë Floriana.
Nëse kishit menduar që nuk do të martohej ndonjëherë me një dasmë tradicionale, keni gabuar. Floriana e dëshiron atë festë dhe pse detajet për vendin apo kohën e saktë nuk i ka vendosur ende.
“Ne shkojmë gjithmonë në vende romantike kur jemi bashkë, dasma besoj do të jetë për ta ndarë gëzimin tonë me prindërit, miqtë dhe dashamirësit tanë”, ka thënë ajo.
Dhe kur shprehet që do të marrë veten, e ka dhe për linjat trupore. Moderatorja pranon që ka shtuar ca në peshë, por pas lindjes ajo premton që do t’i kushtojë dhe më shumë kujdes trupit se më parë.
Sa për emrin e vajzës, ka thënë që kanë menduar diçka, por nuk kanë vendosur asgjë.