November 22, 2024

Bëjini nder metabolizmit duke ngrënë këto ushqime

A nuk do të ishte perfekte thjesht të uleshit dhe të digjnit kalori?!

Ndoshta kjo nuk është e realizueshme 100%, por ka disa ushqime me anë të të cillëve ju mund të ndihmoni metabolismin tuaj të funksionojë më shpejt dhe të djegi kalori.

Ato janë:

Specat djegës: ato nuk shërbejnë vetëm për t’a bërë ushqimin tuaj më djegës por gjithashtu përmbajnë një lloj përbërësi të quajtur capsaicin i cili ndihmon në rritjen e energjisë djegëse dhe oksdidimin e yndyrës.

Kosi: Niseni ditën më një ushqim që ndihmon metabolizmin tuaj. Është një produkt i fermentuar, që do të thotë se ka aftësinë për të ndryshuar organizmat që ndodhen në zorrë dhe për t’i ekuilibruar ato.

Kafja: mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë. Ajo rrit rrahjet e zemrës dhe funksionimin e saj, kështu rritet dhe harxhimi i energjisë.

Uthulla e mollës: rekomandohet një dozë e përditshme e uthullës së mollës për t’ju ndihmuar të humbisni peshë. Një studim i vitit 2009 i botuar në revistën “Bioscience, Biotechnology & Biochemistry” tregoi se personat që pinë uthull ose e përdorin atë në ushqimet që hanë  çdo ditë ose e pinë posaçërisht për të humbur  peshë.

Living.

Facebook Comments

MineralHygienics.com