Në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pas një debati që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj.
Mirëpo, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.
Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat.
‘E gjitha është një dezinformim.
Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat.
Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike.
Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë.
Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat’, pohoi Çobani.
Nga informacioni i marrë nga gjykata e Apelit Gjirokastër, pohohet se ka qenë një seance normale dhe se nuk dihet se nga e ka burimin ky lajm i rremë.
Edhe policia e Gjirokastrës, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare ka pohuar te njëjtën gjë.
Madje kërkesës për një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, ajo i është përgjigjur negativisht.