November 25, 2024

Deputetja e LSI, Ramës: Hesht o i mjerë, e ke shkatërruar këtë vend

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi rama, i cili sulmonte opozitën.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehmetaj shkruan se gjithë këto skandale që po ndodhin në Shqipëri, mazhoranca duhet vetëm të heshtë dhe jo të reagojë apo të baltosë opozitën.

Sipas saj një qytet është marrë peng nga bandat, një vajzë jetime përdhunohet dhe autori lëvizte i lirë deri sot, krimi dhe korrupsioni po lulëzojnë në vend, dhe të gjitha këto kanë rritur ankthin dhe frikën e të rinjve të cilët po largohen nga vendi.

Ajo i ka kërkuar Ramës që të paktën të heshtë, pasi e ka shkatërruar shqipërinë.

Ja statusi i Mehmetajt:

Pafytyrësia dhe paturpësia e maxhorancës sot!

• Një vajzë e dhunuan, e kërcënuan, e përndoqën per muaj me radhë.

• Një qytet historik prej vitesh e mbajnë nën presionin e krimit, aq sa pa problem pohohet publikisht se është normale që komisariatin ta drejtojnë bandat dhe oficerët e policisë janë të pafuqishëm përballë pushtetit e krimit.

• Fëmijët e përkëdhelur të pushtetit, pavarësisht krimeve që kryejnë, mbrohen nga të plotfuqishmit baballarë e kolegë baballarësh.

• Lloj e soj personazhesh publikë përdoren për të diskretituar dhe dizinformuar publikun.

• Një nën komisar që guxon të denoncojë krimin kërcënohet publikisht nga kryeministri.

Po sot? Sot nën presionin e humbjes së pushtetit, për të shuar revoltën në popull, arrestojnë djalin e përkëdhelur. Ndërkohë, asnjë gjemb nuk i hyn në këmbë pushtetarëve që e frymëzuan dhe mbrojtën. Mirë kjo, po pa turp e pa cipë mbushin lajmet me deklarata që as bufi nuk i beson.

Së paku heshtni o të mjerë, boll dëm i keni bërë këtij vendi, nuk ka më ç’tju mbrojë e fshehë mëkatet.

Ndjej dhimbje që më është dashur të ulem në pellgun e mbushur me këto personazhe që promovojnë dhunën e janë të zhytur në llum.

Ndjej dhimbje për moshataret e mia që e jetojnë çdo ditë me frikë, të pambrojtura se shtetin tashmë e drejtojnë banditët e dhunuesit.

Ndjej dhimbje që Shqipëria nuk është më e ardhmja e brezit tim, por vendi nga i cili duam të largohemi sa më parë.

Edhe sa viktima të tjera duhen përpara se t’jua marrim shpirtin këtyre që po na vrasin edhe ëndrrën?

E shokuar! 

Facebook Comments

MineralHygienics.com