November 25, 2024

Digjet makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat

Një  Benz me targa AA 550 TN ka marrë zjarr pas mesnate në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur në orën 2:50 në rrugën Hamdi Cenoimeri. Makina ka pronare një zyrtare, Mimoza Agalliun, drejtoreshën e Qëndrës Sociale në Kombinat. Policia dha vetëm inicialet e zonjës dhe deklaroi se zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Sipas njoftimit të Policisë:

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat). Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com