November 23, 2024

Në videoklip me stutjena, këngëtarja kërcënohet për vdekje

Këngëtarja Zere ka marrë kërcënime për vdekje pasi u shfaq në videoklip muzikor me stutjena.

Vetëm disa orë pas publikimit të këngës së saj të parë “Kyz” (The Girl), Zere u bë e famshme në atdheun e saj dhe u katapultua në qendër të vëmendjes si zëdhënëse për të drejtat e grave në Kirgistan.

Por gjithashtu u bë objekt i kritikave dhe madje i kërcënimeve me vdekje.

Në video Zere shfaqet me sytjena të purpurta dhe kërkon që të drejtat e gruave të respektohen.

“Pse duhet të jem ashtu siç doni ju? Ku është respekti për mua?”-këndon ajo.

Në Kirgistanin konservator, ku shumica e popullsisë është muslimane, videoja është provokative, diçka që këngëtarja thotë se ishte e qëllimshme për të tërhequr vëmendjen për problemin e rëndësishëm të diskriminimit gjinor.

Pas marrjes së kërcënimeve me vdekje, Zere i tha Euronews se ka frikë të dalë nga shtëpia në mbrëmje apo në publik e pashoqëruar.

“Unë mendoj se nuk do ndodhë asgjë, por nuk mund të jem 100% e sigurtë,”-shtoi ajo.

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com