November 27, 2024

Berisha: Më bënë pritë në Parlament, opozita të djegë mandatet

Ish-kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka urdhëruar një pritë ndaj tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas seancës ku u votua kryeprokurorja e re e përkohshme Berisha foli për median ku tha se në seancë, kërkoi fjalën për procedurë.

“Rashë dakord me zotin Ruci që të merrja fjalën pas parafolësit. Kur ai përfundoi fjalën u ngrita të shkoj në foltore por një bandit, urdhëroi ngritjen e një prite ndaj meje nga gjashtë apo shtatë gardistë për të më penguar të merrja fjalën”, tha Berisha.

Ai tha se këtë e bëri Edi Rama dhe jo Gramoz Ruci pasi ai kishte rënë dakord ti jepte fjalën.

Në këto kushte opozita e ka të vështire bashkëjetesën me narkoparlamentin dhe propozoj që opozita solemnisht të djegë t gjitha mandatet e saj- tha Berisha.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com