November 22, 2024

Qyteti që po kërkon të humbë 100 mijë kilogramë

Në Naron mund të jenë me mijëra ata që i janë rikthyer sportit duke anashkaluar nga menuja ditore proshutat, llojet e pafundme të salsiçeve dhe kallamarëve të skuqur, pasi qyteti spanjoll ka premtuar të humbë 100 000 kilogram në dy vite.

‘’Në shekullin XXI, njerëzit harrojnë që ata janë krijuar për të ecur’’, kujton çdo ditë, Carlos Pineiro, mjek i përgjithshëm, 63 vjeç.

Ai është një nga iniciatorët kryesorë të një programi të shëndetit publik shpalosur në janar në qytetin e vogël të Galicias (veriperëndim) dhe është më tepër i përfshirë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, pasi kishte pësuar vetë arrest kardiak në moshën 45 vjeçare.

‘’Në një Spanjë ku thuhet se mund të hahet gjithçka nga derri, nga maja e bishtit deri tek hunda, ushqimet e para që kam eleminuar nga dieta ime e përditshme janë të brendshmet e kafshëve, kraharori i derrit dhe mishi i përpunuar’’, shprehet me keqardhje, Conrado Vilela Villamar, 65 vjeç, ish-drejtues i mjeteve të tonazheve të rënda dhe një nga pjesëmarrësit e vrapit të përditshëm në Naron.

I shtrirë në brigjet e Atlantikut, ku qytet me 40 000 banorë numëron 9 000 persona mbipeshë dhe 3 000 të tjerë që vuajnë nga obeziteti, sipas doktor Pineiro.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com