November 24, 2024

Nëse çdo ditë mbështetni këmbët për mur do t’ju ndodhin tri ndryshime të rëndësishme në trup

Me siguri tashmë keni dëgjuar se joga mund t’i ndihmojë shëndetit të organizmit.

Disa ushtrime janë shumë më të lehta se sa ju duken, mirëpo edhe ato më të thjeshtat siç janë thjesht ngritja e këmbëve mbështetur për mur mund shumëçka të ndryshojë në trup – në të mirë.

Nëse çdo ditë praktikoni që pak t’i ngrini këmbët mbështetur për mur do të vëreni njërin ndër këto ndryshime.

Qarkullimi i mirë i gjakut dhe zvogëlim inflamacioni

Qarkullim i gjakut do t’ju shtohet madje edhe do të ndikojë në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut në trup.

Ky ushtrim i cili do t’ju qetësojë nyjat dhe do të zvogëlojë shtypjen do të bëjë që në nyja të keni më pak inflamacion dhe do t’i pengoni inflamacionet në të ardhmen. Do të ndieni lehtësim të vështirësive të cilat mbase i keni vërejtur pas lindjes.

Qetësimi dhe ulja e stresit

Në këtë mënyrë muskujt do t’ju qetësohen dhe do të zvogëlohet ndjenja e dhembjes.

I gjithë trupi do t’ju jetë i relaksuar, por do të ndikojë edhe në rregullimin e hormoneve në trup. Do të liroheni nga tensionet e grumbulluara në muskuj dhe do të flini gjumë më mirë

Relaksoni muskujt e këmbëve dhe zvogëloni dhembjen në pjesën e poshtme të shpinës

Muskujt e këmbëve shpesh janë nën ngarkesën më të madhe nga të gjithë muskujt e trupit. Kështu do të qetësoni muskujt dhe do të zvogëloni dhembjen në pjesën e poshtme të shpinës.

Këtë ushtrim nuk bën ta praktikoni nëse keni ndonjë problem me qafën. Më mirë është që para se të filloni, të këshilloheni me mjekun. Për t’i parë rezultatet duhet patjetër të jeni konsekuentë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com