November 23, 2024

Kjo është arsyeja përse duhet të hani fëstëk

Është një ushqim specifik, i cili ndihmon për parandalimin e diabetit.

Një studim amerikan i “American Pistachio Growers”, shoqata që përfaqëson kultivuesit e fëstëkëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar se pikërisht fëstëkët luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Ekspertët këshillojnë konsumin në mënyrë të rregullt të tyre, pasi në këtë mënyrë parandalohet prekja nga diabeti.

Studimi u bazua në një kampion prej 54 personash, të cilët për katër muaj me radhë ndoqën një regjim ushqimor të pasur me fëstëkë, ku konsumonin mesatarisht 60 gramë në ditë.

U vu re se niveli i glukozit në përfundim të kësaj periudhe ishte ndjeshëm i ulët tek ata persona që konsumonin ushqime të tilla, i krahasuar me ata persona që ndiqnin një regjim ushqimor pa këtë element.

Ekspertët mjekësorë sugjerojnë që të hahen jo më shumë se një grusht fëstëkësh në ditë, pasi nëse e teproni efektet mund të jenë negative.

Facebook Comments

MineralHygienics.com