Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë dhe të votojnë PRO në referendumin që do zhvillohet pas dy ditësh.
Berisha thotë se qytetarët e këtij vendi, mbi të gjitha votojnë për të ardhmen e tyre europiane dhe euro-atlantike.
Ja mesazhi I ish-kryeministrit Berisha
Nje ngjarje historike per Maqedonine e Veriut!
Te dashur miq, te dielen qytetaret e Maqedonise se Veriut do votojne ne nje referendum popullor per emrin e ri te vendit tyre, por ne fakt mbi te gjitha votojne per te ardhmen e tyre europiane dhe euro-atllantike.
Me kete rast u bej thirrje qytetareve me origjine shqiptare te Maqedonise se Veriut, te marrin pjese dhe te votojne PRO ne kete referendum, si nje shans i vertet historik per te firmosur me voten e tyre per te ardhmen me te shkelqyer per veten, femijet dhe te vendit te tyre, anetarsimin ne NATO dhe Bashkimin Europian!