November 23, 2024

Ja disa mënyra si mund ta përdorni shallin tuaj

Të gjithë keni një ose më shumë shalle mëndafshi në dollapin tuaj ose të varur prapa derës. Me siguri nuk i keni vënë asnjëherë dhe arsyet janë të shumta: ngjyra nuk kombinohej me veshjen, është akoma nxehtë për ta vendosur në qafë, apo thjesht nuk dini si ta stiloni.

Megjithatë, ndoshta këto ide mund t’ju frymëzojnë:

Hiqeni varësen tuaj të preferuar për sot dhe lidheni shallin rreth qafës. Mund ta lidhni dhe gonxhe por me mirë do të ishte një fjongo e lezetshme dhe që do të kompletojë veshjen tuaj.
Lidheni rreth shpatullës: qoftë se keni një kanatiere ose bluzë e cila është tepër minimaliste, atëhere me një paramandë mund të kapni shallin tuaj në njërën nga mëngët.
Jeni nga ata persona që shpesh herë i harroni syzet tuaja në lokalë apo kudo?! Kemi një zgjidhje për ju. Shallin e mëndafshit përdoreni si lidhëse për syzet duke e mbajtur në qafë.
Në keni humbur rripin e pardesysë apo ju ka ngelur në ndonjë kuti nga veshjet e dimrit, atëherë merreni shallin prapa derës dhe lidheni në belin tuaj, shkruan living. Do dukeni shumë herë me e veçantë.
Një mënyrë tjetër dhe ndoshta e keni parë sepse përdoret shumë, është ajo e lidhjes së shallit në rripin e çantës. Çdo ngjyrë do të shkoje

Facebook Comments

MineralHygienics.com