November 23, 2024

Kate Middleton i kthehet punës

Gjashtë muaj larg aparateve dhe kamerave, dhe dedikim total të tre fëmijëve,Louis, Charlotte e George, bashkëshortja e William është gati për tu kthyer në impenjimet e saj mbreëtrore. Më 2 tetor do të jetë në një shkollë në Londër.

Dukesha e Kembrixhit pas lindjes së fëmijës së tretë, Louis, që lindi në 23 prill, kishte vendosur të merrte një pushim leje lindje, duke u shfaqur vetëm në dy raste, dasmën e Harry dhe Meghan dhe ditëlindjen e Mbretëreshës. Tani, nënë dhe e dy fëmijëve të tjerë, princit George, 5 vjeç dhe princeshës Charlotte, 3 vjeçe, është gati për angazhimet e saj.

Megjithatë deri në fund të vitit angazhimet janë sporadike, dhe programi javor do të kthehet në janar. Në këto muaj, ka qenë Meghan Markle ajo që ka bërë praktikë për jetën e saj të re mbretërore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com